Sport

Cristiano Ronaldo i shton një tjetër çmim karrierës së tij, lëshon “bombën” për Real Madrid

30 Korrik 2019, 08:18 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo i shton një tjetër çmim karrierës

Pritet gjithmon që kur bëhet fjalë për çmime prestigjoze të tiumfojë legjenda Ronaldo, kshu ka ndodhur dhe me çmimin prestigjoz “Marca Legend”.

Ronaldos çmimi iu dha  nga drejtori i të përditshmes spanjolle Juan Ignacio Gallardo.

Cermonia e ndarjes së çmimit u mbajt në teatrin “Reina Victoria” në Madrit, mes shumë të pranishmëve ishte dhe presidenti Florentino Perez.

Pjesa më speciale ishte kur disa fëmijë  kishin veshur fanellat ku ka luajtur ylli portugez, duke i drejtuar pytjen pikante . Ai që goditi me pytjen e tij i djali i veshur me fanellën me numrin 7 të Manchester United nga ku Ronaldo  nisi karrierën e tij.

A të mungon Manchesteri apo Madridi?”- i drejtohet fëmija Ronaldos.

Më mungojnë të dyja, por më shumë nga ngjarjet e mia gjatë jetës, Madridi. Fëmijët e mi lindën këtu dhe takova të dashurën time, kështu që më mungon Madridi më shumë”-përgjigjet sulmuesi duke treguar se Madriti është vendi që i ka dhuruar çdo gjë që ka dashur.

Më erdhi keq kur u largova nga Real Madridi”, tha Ronaldo në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Portugezi kaloi një dekadë në Real Madrid, ku ai fitoi katër ‘Topa të Artë’ dhe katër tituj të Ligës së Kampionëve, dy tituj të La Ligës dhe dy herë Kupën e Mbretit, duke shënuar 450 gola në 438 paraqitje për klubin

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport çmimi prestigjoz çmimi prestigjoz

Sondazh

Poll