Sport

Rasti i përdhunimit të modeles, policia merr vendimin zyrtar për Neymar

30 Korrik 2019, 10:32 Nga DOSJA
Rasti i përdhunimit të modeles, policia merr vendimin zyrtar për

Policia braziliane ka mbyllur çështjen “Neymar” për mungesë provash, por do t’i dërgohet prokurorëve për një vendim përfundimtar. Sulmuesi brazilian akuzohet për përdhunimin e modeles, Najila Trindade në një hotel në Paris.

Ylli brazilian Neymar i mohoi akuzat, ndërsa nuk ka bërë akoma asnjë koment për vendimin e policisë.

Ngjarja u bë publike në qershor, kur sulmuesi i PSG publikoi një video prej shtatë minutash në rrjete sociale duke zbuluar se ishte akuzuar për një përdhunim që nuk kishte ndodhur. Por nuk ka vonuar dhe modelja Trindade ka dhënë një intervistë  televizive si kundërpërgjigje për brazilianin që mohoi çdo gjë.

 Modelja NajilaTrindade publikoi pamjet dhe një videoklip që tregonin një grindje mes tyre. Policia më vonë ngriti një padi për shpifje ndaj Trindade.

Gjithashtu modelja është braktisur nga disa avokatë. Prokurorët kanë 15 ditë kohë për të vlerësuar çështjen përpara se gjykata të marrë një vendim të formës së prerë.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport akuzat për përdhunim neymar akuzat për përdhunim neymar

Sondazh

Poll