Sport

Rama mes shumë ligjesh kujtohet dhe për ligjin e sportit, jep tjetër datë për miratimin (VD)

30 Korrik 2019, 11:22 Nga DOSJA
Rama mes shumë ligjesh kujtohet dhe për ligjin e sportit, jep

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri  Edi Rama ka folur mes shumë temash të nxehta në politikë, edhe për premtimin e pa mbajtur  për ligjin e sportit.
Rama ka deklarua më parë se ligji i sportit do të  miratohej më datë 20 qershor, por si shumë premtime të tjera ligji i sportit mbeti në harresë.

Por, mesa duket kryeministri ka vendosur të flasë rreth kësaj çeshtjeje. Ai ka deklaruar se ligji për sportin do të miratohet në shtator.

Me një fjalim të shkurtër kryeministri Edi Rama tha se ligji për sportin nga data 20 qershor do të kalojë në shtator.

Ligji i ri i sportit do të kalohet në shtator“, – tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij me gazetarët.
Ky është një premtim i rëndësishëm për presidentët e klubeve shqiptare, pasi do t’i jepte frymëmarrje sportit.

Ditën e sotme, Kryeministri shqiptar në 120 minuta bisedë me gazetarët foli pa dorashka për situatën politike dhe atë ekonomike në vend. Goditje të fortëve të rrugës. Projekte të reja në infrastrukturë dhe turizëm. Rritje ekonomike, luftë informalitetit dhe pendesë për Edi Ramën e ditëve të sotme, ishin disa nga temat për të cilat ai foli.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport edi rama ligji për sportin edi rama ligji për sportin

Sondazh

Poll