Sport

“Në Madrit shpresoj të kthehem shpejt”, Ronaldo flet “pa dorashka” për Barcelonën dhe Neymar

30 Korrik 2019, 09:53 Nga DOSJA
“Në Madrit shpresoj të kthehem shpejt”, Ronaldo flet

Ylli portugez Cristiano Ronaldo mori dje në Spanjë çmimin prestigjoz “Marca Legend”, për karrierën e tij të suksesshme si  futbollist profesionist.

Por pas çmimit nuk mund të mungonte një intervistë ku legjenda portugeze ka folur hapur për gjithçka nga largimin tek Real Madrit , Barcelona, Neymar dhe për  ndikimi i tij tek Matthijs De Ligt.

Nuk ishte e lehtë të lija Real Madridin pas shumë vitesh dhe të shkoja në një kampionat ndryshe, me shokë të rinj, në moshën 33 vjeç. Me Juventusin fitova titullin dhe Superkupën e Italisë, me Portugalinë triumfuam në Nations League, tre trofe në një vit. Është një trofe super i rëndësishëm që do të futet në dhomën time të trofeve me krenari të madhe. Ky qytet më ka dhënë shumë edhe në nivel personal, kam luajtur nëntë vite dhe kam raport të shkëlqyer dhe veçantë! Shpresoj të kthehem shpejt“- shprehet pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.

“Si çdo vit po ndërtojnë ekip të madh. Sërish janë shumë të fortë. Janë forcuar shumë me De Jong, Griezmann, ashtu si vitin e shkuar me Coutinho e Dembele. Ata janë gjithmonë një nga ekipet më të fortë në botë. Ashtu si Reali, me Hazard, Jovic, Mendy….Juve po ashtu…. Jam i vetëdijshëm për Madridin sepse kam lënë një trashëgimi këtu, kam lënë miq, është klubi me të cilin kam fituar më shumë dhe jam 100% i sigurt që do të jetë një sezon i shkëlqyeshëm”- shprehet Ronaldo kur pytet për Barcelonën.

“Nuk e di, ai është lojtar i shkëlqyeshëm dhe shoqërohem shumë mirë me të. Ne kemi xhiruar bashkë para pak kohësh. Por flitet shumë për të, për Madridin, Barçën, Juven … thjeshtë puna e shtypit sepse është e nevojshme të shiten gazetat, por unë mendoj që ai do të qëndrojë në Paris dhe nëse jo, të shikojë se ku është i lumtur dhe ku mund të shprehë futbollin i tij, ku nuk ka lëndime, kjo po i ndodh shpesh dhe duhet të shqetësohet. Unë shqetësohem sepse më pëlqen ta shoh atë djalë duke luajtur. Pavarësisht se ku luan, duhet të kujdeset për veten dhe të mos dëmtohet, kjo është ajo që dua për të”-ka thën ylli portugez  për Neymar.

Ndikimi tek zgjedhja e de Ligt? – “Nuk besoj se kam ndikuar. Pas finales së Nations League bëra një koment si koleg, si futbollist, sepse të gjithë e bëjnë këtë. Është normale sepse është vetëm 19 vjeç dhe gjithçka mbetet në fushë. Ai e tha atë si shaka, por kurrë nuk do të ndikoja një trajner apo një drejtues për një blerje. E vërteta është se jam i kënaqur që është me ne”.

(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona cristiano ronaldo matthijs de ligt neymar real madrit barcelona cristiano ronaldo matthijs de ligt neymar real madrit

Sondazh

Poll