Sport

Zyrtare: PSG blen lojtarin që ka luajtur 32 ndeshje si titullar pa shënuar asnjë gol

30 Korrik 2019, 09:02 Nga DOSJA
Zyrtare: PSG blen lojtarin që ka luajtur 32 ndeshje si titullar pa

Barcelona mbetet akoma në tentativë për të ofruar një lojtar të “dështuar” në skuadër, ndërsa PSG zyrtarizon kontratën me mesfushorin Idrissa Gana Gueye, për të cilin pagoi 30 mln paund tek Everton.

Pas Ander Herrera dhe Pablo Sarabias, Paris Saint Germaini duket se po beson tek aftësitë e mesfushorit senegalez.

Idrissa Gana Gueye ka luajtur tek Everton dhe sezonin e kaluar duke qenë titullar në 32 ndeshje  nuk ka shënuar asnjë gol vetëm ka dhënë dy asiste.

Ka qenë vetë mesfushori senegalez që ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kampionët e Francës. Klubi i Everton largimin e lojtarit e njoftoi përmes një deklarate duke mos dhënë detaje për shumën e trasferimit.

29-vjeçari ditën e hënë ka kryer të gjitha vizitat mjeksore në Paris, ndërsa sot u bë dhe zyrtarizimi i kontratës së tij.

Gueye luan si mesfushor qendre por ka më shumë tipare mbrojtëse, këtë  e tregon dhe fakti se sezonin e kaluar nuk arriti të shënonte asnjë gol.

?✍️

Ici pour briller ! ✨

?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/otaIx3u7t4

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) July 30, 2019


(D.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport everton gueye zyrtarizohet tek psg idrissa gana gueye psg everton gueye zyrtarizohet tek psg idrissa gana gueye psg

Sondazh

Poll