Sport

“Po eci sikur kur isha 15 vjeç”, Maradona kalon me sukses operacionin në gju (Video)

30 Korrik 2019, 12:02 Nga DOSJA
“Po eci sikur kur isha 15 vjeç”, Maradona kalon me sukses

Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona i është nënshtrua operacionit në gjurin e tij të djathtë,  për shkak të osteoartritit.  Mjekët i kanë vënë Diegos një protezë që do t’i lejojë atij të rifitojë lëvizjen që e kishte humbur për shkak të gjendjes së rënduar.

Përmes një video të publikuar në rrjete sociale sulmuesi argjentina ka treguar për të gjith fansat e tij se operacioni ka kaluar me sukses , ku nuk kanë munguar as falenderimet për stafin mjekësor.

 

 

Hoy volví a caminar como cuando tenía 15 años. Muchas gracias a mi cirujano @Dr.Eyharchet, a todos los que me cuidan en la #ClinicaOlivos, y a Dios. ?❤

A post shared by Diego Maradona (@maradona) on

Sot, unë eca sërish sikur ecja kur isha 15 vjeç”, shkroi Maradona

Maradona  ishte duke ushtruar detyrën e trajnerit tek skuadra e Dorado Sinaloa, por u detyrua të tërhiqet për shkak të problemeve shëndetësore.

Tre muaj më parë argjentinasi u operua në stomak, pasi u konstatua me gjakderdhje në një kontroll rutinë. Në javën e ardhshme ai do të kryejë edhe një operacion tjetër në shpatull, para se të rikthehet sërish në fushë për të bërë detyrën e trajnerit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport diego armando maradona diego armando maradona

Sondazh

Poll