Sport

Zyrtare: Franck Kessié nga sot ‘blaugrana’, firmos me Barcelonën deri në 2026

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka nënshkruar për 4 sezone me katalanasit, të cilët i kanë vendosur klauzolën e tij të lirimit në 500 milionë euro.

4 Korrik 2022, 14:17 Nga DOSJA

SPANJE - FC Barcelona zyrtarizoi këtë të hënë ardhjen e Franck Kessié (25 vjeç). I lirë pas përfundimit të kontratës së tij me AC Milan (223 ndeshje me kuqezinjtë në pesë sezone), mesfushori i kombëtares së Bregut të Fildishtë (58 ndeshje) ka nënshkrua me  ‘blaugranët’ për katër sezone. 

Kessié do të prezantohet të mërkurën para medias. Klauzola e tij e lirimit arrin në 500 milionë euro, thuhet në njoftimin e klubit katalanas.

Zyrtare: Franck Kessié nga sot ‘blaugrana’, firmos me

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll