Sport

Barcelona nis zyrtarisht përgatitjet, Manaj nis sot stërvitjen te klubi katalanas

Barcelona ka nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri. Fillimisht, lojtarët zhvilluan testet mjekësore, përpara se të zbrisnin në fushë nën urdhërat e Xavi Hernandez

4 Korrik 2022, 13:58 Nga DOSJA
Barcelona nis zyrtarisht përgatitjet, Manaj nis sot stërvitjen te
Rey Manaj

SPANJË- Barcelona ka nisur zyrtarisht punën për sezonin e ri. Fillimisht, lojtarët zhvilluan testet mjekësore, përpara se të zbrisnin në fushë nën urdhërat e Xavi Hernandez. Tekniku katalanas ka përpiluar mënyrën sesi do të organizojë seancat stërvitore.

Të martën dhe të enjten lojtarët do të zhvillojnë nga dy seanca në ditë, përpara se të nisen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojënë një turne me katër miqësore.

Nga huazimet janë rikthyer Pjanic, Trincao dhe Rey Manaj, por vendi i tyre në grup është më i komplikuar dhe nuk duket se fati i tyre është te skuadra katalanase. Pas eksperiencës te Spezia, ofertat për sulmuesin shqiptar nuk mungojnë, ku skuadra si Getafe apo edhe Watford po studiojnë mundësitë e operacionit të transferimit.

E.Ç (Dosja.al)

 

barcelona manaj

Sondazh

Poll