Politike

VD-Rezoluta/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura, ILD të kryejë inspektim

Klotilda Bushka u shpreh se ka një mospërmbushje të rekomandimeve që nuk kanë justifikim pasi është detyrim ndaj ligjit që të zbatohen të gjitha rekomandimet e Kuvendit. 

4 Korrik 2022, 12:29 Nga A.B
VD-Rezoluta/ Bardhi: Duhet pjesa me rekomandimet e papërmbushura, ILD
Gazment Bardhi

TIRANË- Gjatë komisionit të Ligjeve, aty ku po diskutohej për rezolutën e Projekt- Rezolutën e vlerësimit të veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë vitit 2021, deputeti Gazment Bardhi bëri një sygjerim. Ai kërkoi një shtim në rezolutë ku të jenë rekomandimet që nuk janë përmbushur. Sipas deputetit të PD-së, rezoluta është shumë rrëmujë. Kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka u shpreh se ka një mospërmbushje të rekomandimeve që nuk kanë justifikim pasi është detyrim ndaj ligjit që të zbatohen të gjitha rekomandimet e Kuvendit. 

REPLIKAT:

Gazment Bardhi: Rezoluta e KLP duhet të jetë e veçantë. Duhet të ketë një pjesë të posaçme me rekomandimet që nuk janë përmbushur. Propozoj që ne duhet t'i japim rëndësi atyre që propozuan kolegët. Është shumë rrëmujë rezolta. Duhet të ketë një pjesë të posaçme për rekomandimet e papërmbushur. 

Klotilda Bushka: Rezoluta ka një format. Jepet cfarë vlerësohet e se çfarë rekomandohet. Te pjesa e konstatimeve jepet kjo çështje, një pjesë e mospërmbushjeve janë të justifikuara një pjesë tjetër jo. Është detyrim i ligjit që të realizohen detyrimet ndaj Kuvendit. Unë mendoj se kjo do të rrijë si strukturë por do të jetë më e plotë për të dalë në pah ajo që thoni ju. Jeni dakord me këtë rezolutë? Të gjithë pro.

Po ashtu, Bardhi theksoi se ILD-Ja duhet të kryejë një inspektim në Prokurorinë e Tiranës, pasi prokurorë të caktuar refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre.

'Ne kërkojmë që në projekt rezolutë ILD-së t’i sugjerohet të kryejë një inspektim tematik në Prokurorinë e Tiranës sa i përket hetimit të veprave penale nisur të pastrimit të parave nisur nga deklarata e prokurorit të përgjithshëm të çështjeve ligjore se prokurorë të caktuar në kundërshtim me ligjin refuzojnë përmbushjen e detyrave të tyre. Kërkojmë të përfshihet një sugjerim që ILD-së i kërkohet të trajtojë ankesa të depozituara që për shkak të afatit 5 vjeçar mund të parashkruhen duke shmangur arkivimin pa i nënshtruar verifikimit dhe hetimit nga ILD. Të shtohet një pikë që trajtohen rastet e konfliktit të interesit që krijohen nga organet e qeverisjes së drejtësisë nga KLGJ, KLP me gjyqtarë dhe prokurorë nga shkallë të ndryshme të sistemit gjyqësor, këto ishin sugjerimet tona”, tha Bardhi.

komisioni i ligjeve 4 korrik 2022

Sondazh

Poll