Sport

Një boksier shqiptar po ndihmon Anthony Joshua, për të fituar titullin botëror...

“Unë bëj sparing me Joshuan. Ata janë shumë të kënaqur me mua dhe unë u bëra partneri i tij kryesor në sparing,”- ka deklaruar shqiptari Agron Smakiqi

4 Korrik 2022, 11:31 Nga DOSJA
Një boksier shqiptar po ndihmon Anthony Joshua, për të fituar
Agron Smakiqi (majtas) dhe Anthony Joshua në një çast relaksi

ANGLI - Agron Smakiqi, ndodhet në kampin stërvitor të kampionit të njohur, Anthony Joshua.  Britaniku po përgatitet për duelin special me ukrainasin, Oleksandr Usyk, që do të zhvillohet më 20 gusht të këtij viti. Është pikërisht boksieri shqiptar me nënshtetësi kroate, Agron Smakiqi, ai që po luan një nga rolet kryesore në përgatitjet e Joshuas.

“Unë bëj sparing me Joshuan. Të martën bëmë dy raunde nga gjithsej gjashtë dhe të premten gjashtë raunde nga gjithsej tetë. Ata janë shumë të kënaqur me mua dhe unë u bëra partneri i tij kryesor në sparing,”- është shprehur boksieri 32-vjeçar për mediat kroate.

Boksieri shqiptar i peshave të rënda gjithashtu foli edhe rreth karrierës së tij, teksa tha se dy kundërshtarë refuzuan të përballen me të. “Duhej të boksoja me Jarel Milerin, por ai dhe trajneri i tij refuzuan. Pas kësaj mora një ofertë nga ‘Matchroom’ për të boksuar kundër Fabio Uardlei, por ai refuzoi duelin. Kam një ndeshje të planifikuar më 15 korrik, kundër një braziliani. Kundërshtari nuk është shumë i fortë, por është e rëndësishme për të qëndruar aktiv dhe të presim ndeshje më të forta”,- deklaroi Agron Smakiqi.

Një boksier shqiptar po ndihmon Anthony Joshua, për të fituar

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll