Sport

Zyrtare: Kalvin Phillips i bashkohet Manchester Cityt, firmos për 6 sezone

Mesfushori 26-vjeçar i kombëtares anglez, largohet nga Leeds për të nënshkruar për gjashtë sezone me skuadrën e Pep Guardiolës.

4 Korrik 2022, 12:06 Nga DOSJA

Zyrtare: Kalvin Phillips i bashkohet Manchester Cityt, firmos për 6 sezone

ANGLI - Manchester City njoftoi të hënën nënshkrimin e mesfushorit të Leeds, Kalvin Phillips për gjashtë sezone (ka shënuar 14 gola dhe 14 asistime në 235 ndeshje në të gjitha garat). Sipas mediave britanike, tarifa e transferimit të 26-vjeçarit do të shkonte në 45 milionë paund, ose rreth 54.5 milionë euro.

“City është një klub i klasit botëror, me staf dhe infrastrukturë të jashtëzakonshme. Të bashkohesh me Cityn është një ëndërr e realizuar”,- tha anglezi (23 ndeshje me “Tre Luanët”) në një deklaratë, duke shtuar se ai ishte “shumë i emocionuar” për t'u bashkuar me kampionët anglezë.

I thirrur për të forcuar mesfushën pas largimit të brazilianit Fernandinho (në fund të kontratës), Phillips është nënshkrimi i tretë i Manchester Cityt, që nga hapja e afatit kalimtar veror, pas sulmuesit norvegjez Erling Haaland dhe portierit gjerman Stefan Ortega.

Zyrtare: Kalvin Phillips i bashkohet Manchester Cityt, firmos për 6 sezone

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll