Sport

Afrika projekton një Superligë në vitin e ardhshëm, 100 milionë $ për pjesëmarrësit...

Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka njoftuar nisjen në gusht 2023, të një Superlige Afrikane, ku do të shpërndahen 100 milionë dollarë për pjesëmarrësit.

4 Korrik 2022, 11:53 Nga DOSJA

Afrika projekton një Superligë në vitin e ardhshëm, 100

AFRIKE - Konfederata Afrikane e Futbollit (CAF) do të nisë, në gusht 2023, një Superligë afrikane, me një portofol me 100 milionë dollarë (96 milionë euro). Detajet e garës së re do të zbulohen muajin e ardhshëm në një ceremoni prezantimi në Tanzani,- tha CAF në një deklaratë për mediat.

"Një pjesë e konsiderueshme e parave të Superligës së CAF do të riinvestohen në futbollin afrikan dhe pjesë e procesit është dhënia e 1 milion dollarëve çdo vit për secilën prej 54 shoqatave anëtare të CAF, si një kontribut për zhvillimin e futbollit dhe rinisë", specifikon presidenti i CAF, Patris Motsepe. Nisja e kësaj Superlige u miratua njëzëri vitin e kaluar nga 54 shoqatat anëtare të CAF-it.

Afrika projekton një Superligë në vitin e ardhshëm, 100

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll