Sport

E bujshme nga Gjermania! Bayern ka gati 120 milionë euro për zëvendësuesin e Lewandowskit

Bayern Munich luan me dy porta: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowskit, nga ana tjetër po kërkon me ngulm për të gjetur zëvendësuesin e tij.

4 Korrik 2022, 13:24 Nga DOSJA
E bujshme nga Gjermania! Bayern ka gati 120 milionë euro për
Robert Lewandowski

GJERMANI- Bayern Munich luan me dy porta: nga njëra anë i reziston shitjes së Robert Lewandowskit, nga ana tjetër po kërkon me ngulm për të gjetur zëvendësuesin e tij. Bild ka nxjerrë në  skenë emrin e Victor Osimhen. Gazeta gjermane ka intervistuar Gernot Rohr, një ish-mbrojtës gjerman që ka stërvitur  Nigerinë nga viti 2016 deri në 2021 dhe që për këtë arsye e njeh mirë Osimhen.

"Nëse Lewandowski do të largohej vërtet, Victor do të ishte zëvendësuesi ideal, përshtatja në Bundesligë do të ishte më e lehtë, duke pasur parasysh përvojën te Ëolfsburg në 2017-18, dhe mund të ishte gjithashtu një mundësi për një revansh duke qenë se në atë sezon ai luajti 15 ndeshje pa gjetur rrugën e golit.”

Fillimisht duhet largimi i Leëandoëskit, më pas dëshira për të kaluar nga fjalët te veprat: nga 120 milionë të akorduara për një sulmues të ri, të paktën 100 duhet të derdhen në arkën e Napolit.

E.Ç (Dosja.al)

robert lewandowski

Sondazh

Poll