Sport

Cristiano Ronaldo do të mungojë në fillimin e stërvitjeve me “Djajtë e Kuq”. Arsyeja…

Ylli portugez 37-vjeçar, i cili ka pretenduar se mund të largohet nga Manchester United, do të humbasë rifillimin e stërvitjeve të hënën për "arsye familjare". Një mungesë e pranuar nga klubi.

4 Korrik 2022, 12:19 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo do të mungojë në fillimin e stërvitjeve me

ANGLI - Pasi ka njoftuar për largimin nga Manchester United, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm të hënën në rifillimin e stërvitjeve me “Djajtë e Kuq”.

Sipas burimeve të ndryshme, sulmuesi portugez (37 vjeç, 189 ndeshje) ka paraqitur “arsye familjare” për të justifikuar mungesën e tij. Një shpjegim i pranuar nga klubi, i cili duhet të fluturojë për në Australi të premten si pjesë e përgatitjes së tij.

Sipas kontratës deri në vitin 2023, me një opsion për një sezon shtesë, Cristiano Ronaldo u ka treguar drejtuesve të klubit të tij, se ai mund të largohet nga “Djajtë e Kuq” në rast të një oferte të përshtatshme për të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll