Sport

Jo vetëm mardhënia me Sarrin, Tare ‘thyen’ çdo raport me Lotiton, mediat e konsiderojnë…

Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e vitit 2023, por 48-vjeçari mund ta mbyllë më shpejt aventurën me klubin italian.

4 Korrik 2022, 13:04 Nga DOSJA
Jo vetëm mardhënia me Sarrin, Tare ‘thyen’ çdo
Igli Tare

ITALI-Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e vitit 2023, por 48-vjeçari mund ta mbyllë më shpejt aventurën me klubin italian.

Pas mardhënieve jo të mira me teknikun Sarri, mediat italiane raportojnë edhe për një krisje mes shqiptarit dhe presidentit të klubit Claudio Lotito. Numri një i klubit kryeqytetas ka afruar Angelo Fabianin si koordinator i Primavera-s dhe Lacio Ëomen, ndërkohë që vitin e ardhshëm mund të jetë kapërcimi në kualitet.

Mësohet se gjatë një mbledhjeje që presidenti zhvilloi në qëndrën “Formello” me stafin, Tare nuk ishte i pranishëm madje sipas mediave italiane, Lotito ka pasur një bisedë shumë të tensionuar në telefon me drejtuesin shqiptar.

E.Ç (Dosja.al)

tare sarri lazio

Sondazh

Poll