Sport

Arsenali zyrtarizon brazilianin, Gabriel Jesus bëhet ‘topçiu’ më i ri i Londrës

Sulmuesi 25-vjeçar largohet nga Manchester City për t'iu bashkuar Arsenalit në një transferim me vlerë rreth 50 milionë euro.

4 Korrik 2022, 11:02 Nga DOSJA

Arsenali zyrtarizon brazilianin, Gabriel Jesus bëhet

ANGLI - Arsenali zyrtarizoi të hënën ardhjen e numrit të ri ‘9’, brazilianit Gabriel Jesus, për “një kontratë afatgjatë”. Një vit nga përfundimi i kontratës me Manchester Cityn, sulmuesi 25-vjeçar (95 gola në 236 ndeshje), i shtyrë nga klubi i tij pas ardhjes së Erling Haaland, i bashkohet ‘Topçinjve’ të Londrës.

Kompensimi për transferimin e sulmuesit të kombëtares braziliane (56 ndeshje, 19 gola) vlerësohet në 45 milionë paund, ose rreth 52.3 milionë euro, të cilat tani do të inkasohen në kasafortën e Manchester Cityt.

“Jam shumë i emocionuar”,- tha trajneri i ‘Topçinjve’, Mikel Arteta në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Arsenalit. - Klubi ka bërë një punë të jashtëzakonshme duke nënshkruar me një lojtar të këtij kalibri. Unë e njoh shumë mirë Gabrielin personalisht dhe të gjithë e njohim mirë nga koha e tij në Premier League dhe suksesi i tij këtu nuk do të mungojë”. 

Arsenali zyrtarizon brazilianin, Gabriel Jesus bëhet

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll