Politike

VD-“Babale”/ Berisha: Gjermeni, Sadushi, Veliu dhe agjentë të SHISH të përfshirë, kriminelë të lidhur me klanin Xhafa

Sipas Berishës, çështja 'Babale' është montuar kundër Salianjit duke sajuar edhe dëshmitarë.

4 Korrik 2022, 11:29 Nga F.M
VD-“Babale”/ Berisha: Gjermeni, Sadushi, Veliu dhe agjentë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që për dosjen Babale të ndiqen penalisht gjyqtarët Artan Gjermeni, Petra Sadushi, ish-kryepolici Ardi Veliu, ish-kryepolici i Fierit dhe agjentë të SHISH. Në një deklaratë përmediat, vetëm pak orë para se deputeti Ervin Salianji pritet të paraqitet në Gjykatën e Apelit, Berisha kërkoi që të ndëshkohen ata që sipas tij kanë sajuar këto dosje. Sipas Berishës, çështja 'Babale' është montuar kundër Salianjit duke sajuar edhe dëshmitarë.

"Janë të implikuar punonjësit e Shërbimit Informative Kombëtar, që njësoj si të ishin agjentë të regjimit të Enver Hoxhës, sapo morën vesh që bëhej fjalë për Geron Xhafën deklaruar se zëri ishte i Agron Hysenit, por laboratori e hodhi poshtë. Montimi i procesit ndaj Salianjit dhe Jetimir Olldashi nisi me dëshmitarin e futur. Por cili ishte gjyqtari? Artan Gjermeni, një kriminel, super super kriminel, i implikuar në trafikun e shqiptarëve drejt SHBA-ve, anëtari i bandës së Lushnjes. Të paktën janë tre denoncime për Gjermenin dhe duhet të vuajë vite burg. Akuzohet se ka përcjellë dhe shitur njerëz kundrejt 10 mijë dollarëve. Ka marrë mijëra e miëjra euro për lirimin e të burgosurve nga burgu i Peqinit. Ky gjykatës i markës mafioze arrin të dënojë deputetin dhe gazetarin. Procesi nuk ndalet, hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër. Sot në gjykatën e Apelit, Esra Sadushi, burri i të cilës është lidhur kokë e këmbë dhe klanin Xhafa. Ka hedhur shortin Sadushi. Jo ka marrë përsipër të çojë më tej veprën kriminale. Të dashur qytetarë, reforma ka prdhuar një specie gjykatësisht që nuk ngurrojnë të deformojnë ligjin, si Artan Gjermeni, Blerina Muça e Petra Sadushi. Jam këtu për të kërkuar ndjekjen penale të Ardi Veliut, të kryepolicit të Fieit, të oficerëve të SHISH, Artan Gjermenit, Petra Sadushit, Blerina Muçit,"- tha Berisha. 

Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Bëhet fjalë për dosjen “Babale”, që është rikthyer në Apel pas tre vitesh. Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsiderojnë politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ.

sali berisha ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll