Politike

VD-Komisioni i ligjeve/ Rezoluta e SPAK, Majko: Pse votuat kundër?. Opozita: S'na pëlqeu

Gjatë votimit, 4 deputetë të opozitës votuan kundër e kjo tërhoqi vëmendjen e deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majkos i cili pyeti se përse u bë ky veprim

4 Korrik 2022, 11:50 Nga A.B
VD-Komisioni i ligjeve/ Rezoluta e SPAK, Majko: Pse votuat kundër?.
Pandeli Majko

TIRANË- Ditën e sotme, u miratua në Komisionin e Ligjeve, Projekt- Rezolutës për vlerësimin e veprimtarisë
së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) gjatë vitit 2021. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi se në rezolutë janë pasqyruar të gjitha ndryshimet që u rekomanduan mirëpo theksoi se opozita nuk ka paraqitur asnjë ndryshim. Gjatë votimit, 4 deputetë të opozitës votuan kundër e kjo tërhoqi vëmendjen e Majkos i cili pyeti se përse u bë ky veprim. Deputeti i PS-së, nuk mori përgjigje konkrete. 

DEBATI:

Pandeli Majko: Cfarë kemi disktuar si ndryshime janë pasqyruar të gjithë ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet. Propozime të tjera nuk kam marrë, disa janë sjellë por te unë nuk kanë ardhur. Unë kam qënë i gatshëm, asnjë ndryshim nuk më kanë sjellë, deputetët e opozitës kanë kohë që ti sjellin. Me propozimet të gijitha janë paraqitur në projektrezolute, ftoj që ti votojnë pro.

Klotilda Bushka: Hedhim në votim draftin e rezolutës për SPAK. Pro, kundër 4, abstenim s'ka. Zoti Majko e kaluam këtë pikë.

Pandeli Majko: Pse votuar kundër?

Dikush nga opozita: Nuk na pëlqen

komisioni i ligjeve 4 korrik 2022 pandeli majko

Sondazh

Poll