Politike

VD-Rezoluta e KLP për 2021, Sula: Ka problematika, për të ardhur keq, vetëm 4 detyra janë përmbushur

Sula tha se nga gjitha rekomandimet që janë dhënë vetëm 4 janë përmbushur.

4 Korrik 2022, 12:04 Nga A.B
VD-Rezoluta e KLP për 2021, Sula: Ka problematika, për të ardhur
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme se raporti i KLP-së është për të ardhur keq. Në komisionin e Ligjeve, Sula tha se nga gjitha rekomandimet që janë dhënë vetëm 4 janë përmbushur. Po ashtu, ai deklaroi se në raport duhen bërë përmirësime. 

'Na duhen disa përmirësime, aq më tepër që e ka bërë një relator i vlerësuar. Në seancën e kaluar kishim diskutime dhe debat që duhet të përmirësohej aktiviteti i prokurorisë, të gjithë e pamë që kishte konflikt mes prokurorit të përgjithshëm dhe këshilli i lartë i prokurorisë, duke mos pasur dakordësi. Të gjithë e mbani mend, unë e mbaj mend shumë mirë dhe pyetjet e shtruara nga Xhafaj. Mendoj se rezoluta ka dhe disa problematika të tjera, pavarësia e prokurorëve dhe intimidimi i tyre është problematike. Zërat nga maxhoranca dhe opozita duhet të jenë të kujdesshëm që të mos intimidojmë punën e prokurorisë. Ne sa të jemi këtu duhet të jemi të kujdesshëm që të mos kontestojmë veprimtarinë e prokurorit, kjo ka ndodhur me Ramën në disa dalje të tij publike dhe ministri i drejtësisë, ka treguar një mungesë jo etike, ti drejtohesh SPAK apo prokurorëve me një qasje që pse zoti Majko apo Sula të burgosen apo të hetohen, nuk është e drejtë, e kam për këdo. Po sugjerojmë që të merren masa për veprimtarinë e tyre, ekzekutivi të njëjtën gjë ka bërë për 30 vite, i shërben mirë rezoltuës. Pika 14, të rritet bashkëpunimi dhe të rritet masa e ndëshkimeve. Kjo lë shumë për të dëshiruar, se ata që e dinë se do të ikin neglizhojnë detyrën duke pritur orën për të dalë para vettingut. Ata sheshojnë pyllin për të arritur gjërat e tyre personale, këshilli i lartë i prokurorisë duhet t'i presë rrugën këtyre prokurorëve. Unë nuk kam asgjë me kryetarin e ri të këshillit të lartë të prokurorisë, ato që kanë pasur detyrë për të përmbushur detyrat nuk e kanë bërë, është për të ardhur keq, nga 7 vetëm 4 të realizohen. Shumica kanë qënë subjektive, ndoshta për moskordinim brenda KLP. '- tha Sula. 

komisioni i ligjeve 4 korrik 2022 dashnor sula

Sondazh

Poll