Pavarësia e SHBA, Rama: Shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar SHBA-në për festën e pavarësisë. Përmes një postimi të bë...
Berisha tha se e vetmja gjë që ka bërë Salianji është detyra e tij duke denoncuar mosdorëzimin para drejtësisë të vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron alias Agron Xhafaj.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Fatmir Xhafaj, që sipas tij në bashkëpunim me njëri-tjetrin po kërkojnë që t'i marrin mandatin demokratit Ervin Salianji. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se e vetmja gjë që ka bërë Salianji është detyra e tij duke denoncuar mosdorëzimin para drejtësisë të vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron alias Agron Xhafaj. Berisha tha se pavarësisht denoncimit, Gerin Xhafaj ka vijuar trafikimin e lëndëve narkotike përmes Portit të Vlorës.
"Procesi ndaj deputeti Ervin Salianji me të cilin Edi Rama degdisi Xhafën, duan t'i marrin atij mandatin. Kjo përbën një triumf të plotë të mafias shqiptare. Ervin Salianji si deputet në betejën e tij, që duhet ta bëjë çdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane sepse ishte i dënuar me shtatë vite burg si drejtues i një grupi në Bolonjë për trafikun e drogërave të fortë. Kërkohej nga Venezuela. Mbrohej nga Edi Rama dhe vëllai i tij Fatmir Xhafa. Ky delinkuent vazhdon të bëjë punën e tij nga porti i Vlorës, me mbrojtje totale të pushtetit,"- tha Berisha.
Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Bëhet fjalë për dosjen “Babale”, që është rikthyer në Apel pas tre vitesh. Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsiderojnë politik. Apeli do të vendosë nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, do ta shpallë të pafajshëm apo do të japë një tjetër vendim alternativ.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar SHBA-në për festën e pavarësisë. Përmes një postimi të bë...
Vangjel Dule TIRANË- Vijojnë replikat për Reformën Territoriale në Kuvend. Deputeti Vangjel Dule foli për falimentimin e bash...
Edi Rama SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij në lidhje me propozimin e presidentit fran...
Joe Biden dhe Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka uruar homologun Joe Biden për 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë s&eu...
Kuvendi i Shqipërisë TIRANË- Debat në Kuvend! Socialistët dhe demokratët kanë debatuar në lidhje me numrin e të...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë konferencës me gazetarët k...
Monika Kryemadhi TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim do t'i bashkohet protestës së thirrur nga kryetari i Partisë Demokra...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme përballë media...
Monika Kryemadhi TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se mes saj dhe presidentit Ilir Meta nuk ka...
Ervin Salianji TIRANË- Ditën e sotme në orën 14:00, pritet që të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të Part...