Politike

FOTOT- Rama në Hagë, takohet me presidentin dhe kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare

Edi Rama është takuar me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan

4 Korrik 2022, 11:37 Nga A.B
FOTOT- Rama në Hagë, takohet me presidentin dhe kryeprokurorin e
Edi Rama

HOLANDË- Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Hagë. Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto teksa takohet me presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan. 

Vizita e sotme në Hagë e Ramës përkon edhe me ditëlindjen e tij të 58-të. Ditën e djeshme, në një intervistë në Amsterdam, kreu i qeverisë tha me humor se ditëlindjen e tij do ta kaloje larg familjes, me kryeministrin holandez Mark Rutte.

edi rama rama ne hage

Sondazh

Poll