Politike

Territorialja/ Dule: Shumë bashki po falimentojnë. Pampuri: S’po luajmë kungulleshkash këtu

Bashkëkryetarja Anila Denaj kërkoi përgatitjen e pyetjeve dhe ndërprerjen e seancës.

4 Korrik 2022, 11:11 Nga F.M
Territorialja/ Dule: Shumë bashki po falimentojnë. Pampuri: S’po
Vangjel Dule

TIRANË- Vijojnë replikat për Reformën Territoriale në Kuvend. Deputeti Vangjel Dule foli për falimentimin e bashkive, ndërsa demokratje Oriola Pampuri tha se për shkak të ndarjes së gabuar territorial, shumë zona nuk mbulohen me shërbime. Bashkëkryetarja Anila Denaj kërkoi përgatitjen e pyetjeve dhe ndërprerjen e seancës.

Pjesë nga replikat:

Vangjel Dule: Në media është raportuar se shumë bashki janë në prag falimentimi, ne nuk kemi konkluduar, nuk kemi nisur të diskutojmë nëse duhet të ketë ndryshime apo jo në njësitë administrative. Rritja e numrit të bashkive konsiderohet e gabuar nga maxhoranca, pork jo gjë nuk u tha. Mendoni se duhet rishikuar harta pa ditur nëse duhet shtuar apo pakësuar numri i njësive administrative, ju keni qenë dhe nënkryetare në Bashkinë e Tiranës në kohën kur ishte Rama në krye. Duhet të shmangim atë stilin se duhet kështu apo duhet ashtu.

Anila Denaj: Nëse vijojmë dhe me një replikë dhe më pas e mbyllim me kaq pjesën e parë

Oriola Pampuri: Ju thatë në fillim që këtu nuk kemi ardhur të luajmë kungulleshkash, por duhet parë harta e ndarjes territorial. Nuk ka zona…

Anila Denaj: Ju lutem konkludoni pyetjen

Oriola Pampuri: Ju lutem, edhe ju në fillim e bëtë politike

Anila Denaj: Konkludoni pyetjen

Oriola Pampuri: Unë po ju jap një panoramë të vërtetë

Anila Denaj: Do rimblidhemi në orën 12:00, komentet dhe mënyën se si bëjmë komentet duhet t’i kemi parasysh kur të vendosim rregullat.

reforma territoriale anila denaj vangjel dule oriola pampuri

Sondazh

Poll