Politike

Pavarësia e SHBA, Rama: Shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike

Kryeministri Edi Rama deklaron se dita e sotme shënon edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA-së. 

4 Korrik 2022, 11:07 Nga A.B
Pavarësia e SHBA, Rama: Shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar SHBA-në për festën e pavarësisë. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social 'Facebook', kreu i qeverisë shkruan se dita e sotme shënon edhe 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë dhe SHBA-së. 

POSTIMI I RAMËS:

MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 246-vjetorin e Ditës së Pavarësisë. 4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

edi rama ditelindja e shba

Sondazh

Poll