Politike

VD-'Skemë evazioni fiskal'/ Kryemadhi: Do hetojmë “Open Balkan”, bëhet në kurriz të shqiptarëve

Kryemadhi e quan Open Balkan evazion fiskal që bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe. 

4 Korrik 2022, 10:36 Nga A.B
VD-'Skemë evazioni fiskal'/ Kryemadhi: Do hetojmë
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë konferencës me gazetarët komentoi edhe “Open Balkan”. Për këtë nismë ajo deklaroi se është një evazion fiskal që do të bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe. 

'E vetmja mënyrë për të ndaluar atë që po ndodh në Ukrainë mund të jetë nesër në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë që sjellja e forcave ruse në Beograd rrezikon jo vetëm stabilitetin në rajon por edhe qëndrueshmërinë e Shqipërisë Open Balkan është skemë financuare evazion fiskal, por që do bëhet në kurriz të shqiptarëve me kompanitë serbe”, tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll