Politike

Rama: BP të jetë pjesë e politikës së BE pa të drejtë votimi, do jemi një dhimbje koke më pak

Ai tha se Shqipëria e vendet e tjera të jenë pjesë e politikës aktive në Evropë dhe që të ndihen të dobishëm.

3 Korrik 2022, 21:15 Nga F.M
Rama: BP të jetë pjesë e politikës së BE pa të
Edi Rama

AMSTERDAM- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian pa të drejtë votimi. Në një bashkëbisedim në “De Balie”, Rama thotë se ajo që duhet bërë me patjetër është që Shqipëria e vendet e tjera të jenë pjesë e politikës aktive në Evropë dhe që të ndihen të dobishëm.

"Duhet të jemi pa të drejtë votimi, duhet të jemi të dobishëm, por të marrim pjesë. Do i shërbejmë Evropës, do ketë një dhimbje koke më pak. BE ka nevojë për ne aq sa ne kemi nevojë për të, e [ër shumë gjëra të tjera,”- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll