Politike

Dosja ‘Babale’, Berisha: Proces Stalinist, gjyq i montuar ndaj Salianjit

Sipas Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë të rreme, nga bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit në krye drejtues të lartë policie.

3 Korrik 2022, 22:01 Nga F.M
Dosja ‘Babale’, Berisha: Proces Stalinist, gjyq i montuar ndaj
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me gjyqin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, që do të zhvillohet ditën e nesërme në lidhje me dosjen ‘Babale’. Në një postim në Facebook, Berisha thotë ky gjyq është një proces i mirëfilltë stalinist. Berisha shkruan se denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmir Xhafajn të shpëtojë vëllain nga hetimi për trafiqet e se sot askush nuk e di ku ndodhet ai. Sipas Berishës, akuzat kundër tij u montuan nga dëshmitarë të rreme, nga bashkëpunëtorë të ngushtë të krimit në krye drejtues të lartë policie.

Postimi i plotë i Berishës

Rikthehen proceset staliniste! Miq, deputeti Ervin Salianji del nesër para gjyqit në një proces të mirëfilltë stalinist. Ai shkon në babalen e të akuzuarit sepse denoncoi Geron-Agron Xhafen të dënuar 7 vjet si kryetar i rrjetit të trafikut të drogës të Bolonjës me Venezuelën dhe i kërkuar. Ai vazhdonte prej vitesh i qetë dhe i mbrojtur nga vellaçko Fatmiri, minister dhe Edvini, veprat e tij të zeza sipas hetimit të gazetarit të pavarur. Denoncimi i deputetit Salianji detyroi Fatmirin për të shpëtuar vëllain nga hetimi për trafiqet që drejtonte nga Vlora ta dorezojë atë me procedurë të rrufeshme në Itali, por sot asnjeri nuk e di se ku ndodhet ai.

Në një akt të turpshëm dhe skandaloz Deputeti Ervin Salianji akuzohet nga klani i drogës Xhafa për shpifje sepse ai denoncoi publikisht mbrojtjen nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafa të trafikantit Agron Geron Xhafa në kërkim si i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe për faktin se Ervini me guxim beri publik investigimin e gazetarit që provonte se Geroni vazhdonte organizimin e trafikut të drogës. Akuzat kunder tij u montuan nga dëshmitarë të rremë, nga bashkepuntorë të ngushtë të krimit në krye të policisë Ardi Veliu, Albert Nushi dhe Andon Marko me ndihmen e trafikantve në Shërbimin informativ. Të dashur miq, ky proces i turpshëm të pashembullt në 30 vite në shkallë të parë ju besua anetarit të bandës së Lushnjes, Artan Gjermeni, i cili zbatoi urdhërat që mori nga Xhafa-Rama. Kurse në apel, çeshtja ju besua gjykateses Sadushi, te shoqin e të cilës  e lidh një miqësi e njohur dhe fort e dyshimtë me Fatmir Xhafën dhe klanin e tij.

Dënoj me ashpersinë më të madhe procesin e montuar politik stalinist të klanit Xhafa kundër deputetit Salianji dhe i bëj thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, Unionit Parlamentar Ndërkombëtar, Asamblesë Parlamentare të OSBE të ndërhyjnë kundër këtij procesi të turpshëm politik të klaneve të drogës me pushtet që duan të denojnë deputetin Salianji si hakmarrje për denoncimin e tij të guximshëm.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.

Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.

sali berisha ervin salianji dosja babale

Sondazh

Poll