Politike

VD-7 Korriku/ Kryemadhi: LSI është ftuar! Kush ndihet i vjedhur, ka arsye për të protestuar

Kryemadhi deklaroi se LSI është e ftuar që të marrë pjesë në protestë, ashtu siç ka qënë e pranishme dhe në tubimet e mëparshme.

4 Korrik 2022, 10:31 Nga A.B
VD-7 Korriku/ Kryemadhi: LSI është ftuar! Kush ndihet i vjedhur, ka
Monika Kryemadhi

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim do t'i bashkohet protestës së thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha më 7 korrik. Gjatë konferencës së sotme për gazetarët, Kryemadhi deklaroi se LSI është e ftuar që të marrë pjesë në protestë, ashtu siç ka qënë e pranishme dhe në tubimet e mëparshme. Ndër të tjera, ajo bëri thirrje për çdo shqiptar që ndihet i vjedhur nga kryeministri Edi Rama duhet të marrë pjesë në protestë. 

Pyetja: A do marrë pjesë LSI në protestë?

Monika Kryemadhi:Sigurisht që LSI është e ftuar për të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. LSI dhe anëtarët e saj kanë marrë pjesë në çdo lloj proteste dhe të shoqërisë civile dhe kur kanë qenë individë të cilët kontrolloheshin nga Edi Rama për të bërë protesta për të larguar vëmendjen nga një proces tjetër që ishte shumë delikat për Edi Ramën se nuk e shqetësonte Edi Ramën rritja e çmimeve dhe nuk e shqetëson fare. Unë mbaj mend Ramën që i tha dikujt mos u merr me çmimin e naftës se unë do merrem me ty që s’ke para në xhep dhe blen naftën që ia hedh makinës tënde. Pra, çështja e protestës së 7 korrikut është një protestë që kush mendon që shqiptarët vidhen nga hajduti i gjatë Edi Rama, se ai ashtu tha s’ka hajdut të gjatë, por na doli hajdut me server, që paguan mbi 80 mijë dollarë çdo ditë inceneratorët, ka një arsye për të protestuar më 7 korrik dhe jo vetëm për këtë gjë. Ka dhe shumë të tjerë që janë të pakënaqur me Monikën, me klasën politike.

Klasa politike ka përgjegjësi të madhe për situatën ku jemi sepse ne të gjithë ishim indiferentë dhe mbyllëm sytë përballë instalimit të autokracisë që Edi Rama ka bërë dhe kjo nuk është thjesht autokraci politike, është autokraci kriminale sepse të përdorësh një skemë të tillë të evazionit fiskal në perfeksion, ky është grup i strukturuar kriminal. Bërtet Edi Rama nuk jam grup i strukturuar, është individuale. Jo nuk është individuale, sepse Lefter Koka evazionin fiskal që ka bërë në inceneratorin e Elbasanit e ka bërë me dijeninë e Edi Ramës. Mjafton të pyetet kush i mori paratë që u tërhoqën CASH brenda ditës nga bankat? Është shumë e thjeshtë. E dyta, shkatërrimi i kompanive të ndërtimit, kemi pasur shumë kompani që kanë qenë në treg dhe që kanë ikur sot, sot kanë hyrë në lojë kompani ndërtimi pa historik. Si hyjnë këto, npm parave që vijnë nëpërmjet nënkontraktorëve. E gjithë puna bëhet me para cash dhe faturohet me fatura të evaionit fiskal. Këto para që vijnë nga janë? Çdo biznes sot kur mbyll arkën nuk duhet të ketë as 50 mijë lekë të vjetra në arkë se përndryshe gjobitet dhe i hiqet e drejta e biznesit. Kur ndërkohë ne e dimë shumë mirë që paratë e drogës janë me valixhe nëpër institucione shtetërore dhe biznese që bëjnë evazion fiskal.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

monika kryemadhi protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll