Politike

Rama: Shqiptarët do t’i qëndrojnë besnikë BE-së, si Perandorisë Osmane, Stalinit e Kinës

Në të njëjtën mënyrë, Rama tha se do të sillen nga SHBA-ve e BE-së.

3 Korrik 2022, 21:33 Nga F.M
Rama: Shqiptarët do t’i qëndrojnë besnikë BE-së,
Edi Rama

AMSTERDAM- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Në një bashkëbisedim në “De Balie”, Rama tha se vendi ynë ka njerëz besnikë. Duke iu përgjigjur pyetjes së një qytetareje bullgare, Rama tha se shqiptarët ishin të fundit që e lanë Perandorinë Osmane, Kinën e Stalinin. Në të njëjtën mënyrë, Rama tha se do të sillen nga SHBA-ve e BE-së.

Pjesë nga biseda:

Qytetarja bullgare: Jam e turpëruar, ju mendoni se është historia, por unë mendoj se në Ballkan ka diçka tjetër, sit ë thuahs, s’ka rëndësi që nuk jam unë mirë, rëndësi ka që të mos jetë as fqinji mirë. A u habitët që Bullgaria nga të gjitha vendet vuri Veton, si mendoni ju që ne si media e shoqëri të përqëndrohemi tek të përbashkat dhe jo tek ata që na ndajnë me Evropën?

Edi Rama: Natyrisht që jam serioz kur bie fjala për historinë, unë vë në diskutim metodën, metoda është e turpshme, ne e dimë që ku politikanët futen kaq thellë në emër të historisë, në fakt mbrojnë votat, mbajnë pushtetin, u drejtohen emocioneve të qytetarëve dhe jo arsyes së tyre. ngjallin fantazmat e vjetra në fund të stomakut. Pata pak probleme me Opozitën në Maqedoninë e Veriut kur thashë për kryeministrin që ishte kryeministri i lindores, e prenë videon pastaj sepse unë thashë edhe Shqipërinë. Kjo tregon se sa shumë njerëzit tanë përgjërohen që të jenë pjesë e kësaj bashkësie. Shumë njerëz më thonë dhe na vënë përballë pyetjes, pse doni të futeni në BE? Kjo pjesë duhet të kuptojë që na kanë bërë të besojmë në një hapësirë të drejtash, sigurie që s’e kemi pasur. Ne jemi njerëz besnikë, ishim të fundit që lamë perandorinë osmane, Stalinit, Kinën, e do të jemi të fundi që do të lëmë SHBA-të e BE-në.

edi rama

Sondazh

Poll