Politike

Berisha: Ngrihuni më 7 korrik, Lame dhe Rama zhdukin dosjet e pronave për t’i vjedhur ato

Beisha ka publikuar fjalën e mbajtur në Kuvend në lidhje me regjistrimin e pronave.

3 Korrik 2022, 22:05 Nga F.M
Berisha: Ngrihuni më 7 korrik, Lame dhe Rama zhdukin dosjet e pronave
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Në një postim në Facebook, Beisha ka publikuar fjalën e mbajtur në Kuvend në lidhje me regjistrimin e pronave. Krah videos, Berisha shkruan se kreu i Kadastrës Artan Lame dhe kryeministri Edi Rama zhdukin dokumente për të vjedhur prona.

Postimi i plotë:

Kreu i Kadastrës, kreu i hajdutërisë, Artan Lame së bashku me Edi Ramën dhe qeveritaret e tij zhdukin regjistrat e pronave për ti vjedhur ato. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të ngrihemi me të gjithë fuqitë tona, kundër këtij regjimi, i cili po vjedh çdo ditë pronat e shqiptarëve dhe Shqipërinë! #sb #7korrik.

Berisha: Ngrihuni më 7 korrik, Lame dhe Rama zhdukin dosjet e pronave
Postimi i Berishës

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll