Politike

Shqiptari e pyet për dhuratën e ditëlindjes, Rama: Do jetë e paharrueshme, do e kaloj vetëm me kryeministrin holandez, njëherë isha me Merkel

Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që kalon ditëlindjen larg familjes dhe se njëherë tjetër ka qenë me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

3 Korrik 2022, 21:40 Nga F.M
Shqiptari e pyet për dhuratën e ditëlindjes, Rama: Do jetë e
Edi Rama

AMSTERDAM- Kryeministri Edi Rama ka treguar se ditëlindjen e tij do ta kaloje nesër larg familjes, me kryeministrin holandez Mark Rutte. Në një bashkëbisedim në “De Balie”, Rama u pyet nga një qytetar shqiptar se çfarë dhurate do të dëshironte se tha se as vetë nuk e dinte. Ai shtoi se kjo nuk është hera e parë që kalon ditëlindjen larg familjes dhe se njëherë tjetër ka qenë me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel.

Pjesë nga biseda:

Qytetari shqiptar: Nesër keni ditëlindjen, çfarë dhurate do të donit të kishit nga Mark Rutte, meqë thatë që shqiptarët nuk bëjnë pyetje, kjo është pyetja ime

Edi Rama: Faleminderit, na vutë në pozicion të keq tani se hiolndezët do të mendojnë që duam dhurata, jo ne nuk duam dhurata, di që do të jetë e paharrueshme, në vend që të jem me familjen time në shtëpi, do të jem me Rutte. Është hera e dytë që e kam ditëlindjen kështu, kam pasur njëherëm e Angela Merkel dhe i gjithë Ballkani ishte aty e përfunduan duke më kënduar ‘Gëzuar ditëlindjen’. Këto janë të mirat e të qenit politikan.

edi rama

Sondazh

Poll