Politike

Rama tregon 'filtrin' nga media amerikane: E dashura ime ishte veshur me të kuqe, më pyetën dhe për të, donin konfirmim

Rama shtoi se e kishin pyetur edhe nëse e dashura e tij që ishte në takim me të e gazetarin kishte veshur fustan të kuq. 

3 Korrik 2022, 20:34 Nga F.M
Rama tregon 'filtrin' nga media amerikane: E dashura ime ishte veshur
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar një rast kur informacionet që ai kishte thënë për një gazetar amerikan kishin kaluar një filtër kotrolli. Në një bashkëbisedim në "De Balie" në Amsterdam, Rama tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për këtë gjë, por para publikimit të artikullit, i ishte dërguar një e-mail me disa pyetje për të verifikuar gjërat që kishte shkruar gazetari. Rama shtoi se e kishin pyetur edhe nëse e dashura e tij që ishte në takim me të e gazetarin kishte veshur fustan të kuq. 

Pjesë nga biseda: 

Ju thoni që rrjetet sociale, mënyra se si komunikojmë, si nuk biem dakort me njëri-tjetrin është shkatërruar nga regjimi komunist

Edi Rama: Tani jemi të gjithë në këtë gjë, edhe vende si ju, me një tjetër nivel demokracie e komunikim janë në telash për shkak të rrjeteve sociale e kësaj lirie përhapjeje që është e barazvlefshme me lirinë e shprehjes. Ka shumë marrëzi në lidhje me këtë liri për shkak të natyrës njerëzore që është në kërkim të lajmeve sensacionale, informacionit sensacional që më shumë është i sajuar dhe i tmerrshëm

E bën të vështirë drejtimin?

Edi Rama: S'ka të bëjë me këtë, më shumë ka të bëjë me shëndetin e shoqërisë, më kujtohet që një gazetar i famshëm amerikan erdhi në Shqipëri për të bërë një auto-portret. Para se të ikte, më tha, më vjen keq Edi, por duhet të kalosh në një proces kontrolli faktesh, s'kisha dëgjuar kurrë për këtë. Më dërguan shumë e-maile dhe unë mbaj mend që në atë kohë isha me të dashurën time që ishte veshur me të kuqe dhe më pyetën edhe për të, donin konfirmim për veshjen e saj, e mora gazetarin dhe i thashë çfarë është jo? KGB-ja para kësaj nuk është asgjë. E dini ç'më tha? Më tha, për këtë arsye nuk kemi humbur asnjë çështje në gjyq. Verifikonin gjithçka. 

 

edi rama

Sondazh

Poll