Politike

Integrimi/ Rama: BE të mos e lërë në dorë të vendeve, shqiptarët mendojnë se janë të parët në tokë pas majmunëve

Rama tha se BE duhet të tërhiqet dhe të rimendojë mënyrën se si i vendos çeljet e negociatave e të mos e lërë në duart e vendeve të tjera.

3 Korrik 2022, 20:58 Nga F.M
Integrimi/ Rama: BE të mos e lërë në dorë të
Edi Rama

AMSTERDAM- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian që ishte bllokuar prej vitesh nga vetoja e vendosur nga Bullgaria kundrejt Maqedonisë së Veriut. Në një bashkëbisedim në qendrën “De Balie”, Rama tha se BE duhet të tërhiqet dhe të rimendojë mënyrën se si i vendos çeljet e negociatave e të mos e lërë në duart e vendeve të tjera. Me humor, ai thotë se po të pyesësh shqiptarët mendojnë se janë të parët që kanë ardhur në tokë pas majmunit e se madje edhe Napoleon Bonaparti ka qenë shqiptar.  

“Ne jemi Ballkani që vjen me disa telashe, ne duam të jemi pjesë e BE-së dhe më pas nëse vende si Bullgari në këtë rast e përdorin veton për të diskutuar historinë në nivele politike kjo është edhe më e ndërlikuar. Përgjithësisht mendoj se sa herë historia merret nga politikanët për tu zgjidhur, rezultati më i mundshëm është që historia të ndërlikohet edhe më shumë. E gjitha kjo është një turp, por një turp që lidhet me frymën e zgjerimit. Bullgaria është shembulli më i jashtëzakonshëm i kësaj fryme të devijuar. BE duhet të ndryshojë, nuk duhet të funksionojë më kështu, që një vend merr peng një vend tjetër. Por nëse hyn në Ballkan është çmenduri, se po të pyesësh shqiptarët ne mendojmë se ishim të parët pas majmunit. Por, ne besojme se teoria e evolucionit e Darvinit nisi me ne, shqiotarët ishin tëp arët që erdhën pss majmunit në tokë. Po të pyesësh grekët ata mendojnë se Holanda është një fshat i vjetër i Greqisë së lashtë, ata mendojnë se janë dhe para majmunëve e se janë rikthyer sërish pas majmunëve. Po të pyesësh serbët duhet të lëvizësh sepse edhe mund të vritesh. Po të na pyesësh ne Napoleoni është shqiptar, po, po, nuk e beson ti, por ne e themi. Pra këto gjëra nuk duhet të merresh në nivel Europian. Gjëja më e pakuptueshme përtej kësaj e shumë viteve që kanë kaluar, as ne dhe as Maqedonia e Veriut nuk po futen dot në dyert e Bashkimit Evropian,”- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll