Politike

Futi dy gazetarë në 'riedukim', Rama: Jam luftëtar i çmendur, nuk hesht dot para qëndrimeve idiote

Ai tha se një kryeministër mund të ketë gjithashtu lirinë e tij dhe se kjo gjë nuk mund të jetë vetëm për gazetarët.

3 Korrik 2022, 20:46 Nga F.M
Futi dy gazetarë në 'riedukim', Rama: Jam luftëtar i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish vendimin për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka nga konferencat për tre muaj. Në një bashkëbisedim në “De Balie”, Rama tha se nuk mund të qëndrojë indiferent kur dëgjon deklarata idiote, siç i konsideron ai pyetjet e gazetarëve. Ai tha se një kryeministër mund të ketë gjithashtu lirinë e tij dhe se kjo gjë nuk mund të jetë vetëm për gazetarët.

"Nuk dua të përmend emra vendesh, por ka vende që udhëheqësit kontrollojnë titujt në darkë nëse janë shkruar siç duhet, dhe është mbresë që një gjë e tillë nuk ndodh në Shqipëri. Unë dua të respektoj kritikët, unë vij nga media e lirë, kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës, më është dashur të kaloj ferrin sepse kam folur, ndonjëherë nuk mund të rri pa folur përballë gjërave të çmendura që janë abuzim me lirinë e fjalës, shikoni vetëm tre ditë shtypin shqiptar dhe kuptoni që jo vetëm nuk ka trysni, por ka diçka shqetësuese, legjitimiteti i plotë i abuzimit me lirinë në dëm të çdo individi që duan të sulmojnë. Nuk dua të them që jemi parajsa e lirisë, kjo lidhet me shumë gjëra, pronësia e medias, marrëdhënia me pronarët, bordet e shumë të tjera. Ne nuk jemi Holanda, por nuk ka asnjë rast të vetëm kur një gazetar apo televizion të ketë pasur telashin më të vogël nga qeveria. Unë jam një luftëtar i çmendur dhe nuk mund të hesht kur përballem me qëndrime idiote, më duhet të them fjalën time, pse liria është vetëm për gazetarët dhe jo për kryeministrin. Edhe unë dua të them gjëra, por jo, kuptoj që kam liri të kufizuar. Këtu jam në Holandë dhe mund të flas pak më shumë, ju vareni nga qeveria holandeze dhe askush nuk mund të thotë që jeni nën trysninë time,"- tha Rama.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta. Vetë Rama në një tjetër reagim në rrjetet scoaile shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij.

edi rama klevin muka

Sondazh

Poll