Sport

Valverde pas aksidentit, pa rrezik për jetën. Ai ka dalë nga spitali dhe gjendet në shtëpi

Çiklisti, i cili u përplas këtë të shtunë nga një makinë, po përgatitej të garonte në Vuelta e Spanjës

3 Korrik 2022, 15:52 Nga DOSJA

Valverde pas aksidentit, pa rrezik për jetën. Ai ka dalë nga

SPANJE - Çiklisti Alejandro Valverde është duke u rikuperuar në shtëpi nga dëmtimet, që pësoi në aksidentin, ku ai mbeti viktimë këtë të shtunë, ndërsa po ngiste një biçikletë me pjesëmarrës të tjerë në rrethin Murcian të Javalí Viejo. Gjithsesi, raportohet se ai do të jetë i disponueshëm për të garuar në ‘Vuelta’ e Spanjës, që nis më 19 gusht në qytetin holandez të Utrehtit.

42-vjeçari nga Las Lumbreras, i cili po përballet me sezonin e tij të fundit si profesionist, u largua të shtunën mbrëma, pasi qëndroi për disa kohë nën vëzhgim në spitalin Virgen de la Arrixaca, në El Palmar, ku u transferua së bashku me një tjetër shoqërues, Pedro Moya. Ata u përplasën nga një shofer 69-vjeçar, i cili u largua nga vendngjarja dhe disa orë më vonë u dorëzua në policinë lokale të Murcias.

Duke qenë se ngjarja e rëndë mbeti “frikë”, siç bën me dije edhe vetë Valverde në rrjetet e tij sociale, ai do të jetë gati të rikthehet në stërvitje brenda pak ditësh me mendjen te pjesëmarrja e fundit. Valverde, i cili u trajtua fillimisht në asfalt nga personeli shëndetësor që shkoi në pikën ku ndodhi aksidenti dhe më pas u ekzaminua në Arrixaca, pasi kishte pësuar vetëm mavijosje, siç  u vërtetua edhe nga skaneri dhe MRI që i është bërë në spital.

Valverde pas aksidentit, pa rrezik për jetën. Ai ka dalë nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll