Sport

'Show’ nga Stephen Curry, shënuesi më i mirë i 3-pikëshave në historinë e NBA-së...

Basketbollisti i Warriors Star shënon 16 kosha nga pozicione të ndryshme, gjatë nxemjes para një ndeshje.

3 Korrik 2022, 14:59 Nga DOSJA

'Show’ nga Stephen Curry, shënuesi më i mirë i

SHBA - Stephen Curry është një nga gjuajtësit më të mirë në historinë e NBA-së dhe askush nuk mund të argumentojë të kundërtën. Një ditë ai tregoi se ka një goditje të saktë në pozicione të ndryshme, duke shënuar shumë larg, pothuajse nga qendra e fushës, me një lehtësi të admirueshme. Qarkullon në rrjetet sociale një nga videot e tij gjatë një nxehjeje që e mbështet atë që thamë më së miri.

Ndodhi para një ndeshjeje në fushën e Warriors, Curry, i ndihmuar nga një që kapte topat, filloi të shënonte nga gjuajtja e lirë, pastaj nisi të bënte nga një hap prapa në çdo gjuajtje, për të shënuar edhe nga logoja e mesfushës. Dhe ai vazhdoi serinë e tij duke u afruar përsëri për të përfunduar aty ku kishte filluar, duke mbyllur shfaqjen e tij të pabesueshme me 16 kosha pa humbur asnjë.

'Show’ nga Stephen Curry, shënuesi më i mirë i

Në 13 sezonet që ka qenë në NBA, ylli i Warriors ka mahnitur me treshe. Ai ka shënuar 3.117 në 7.290 përpjekjet e tij, një mesatare prej 3,7 për lojë me 42,7% efikasitet, një mesatare fantastike. Jo më kot, këtë sezon ai u kurorëzua si trepikëshi më i mirë në historinë e NBA-së, duke kaluar legjendarin Ray Allen, i cili kishte shtuar 2973 gjatë gjithë karrierës së tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll