Aktualitet

Dalin në gjykatë numëruesit e Prrenjasit, kryetari i bashkisë shkon të ndjekë seancën

Jashtë qëndronte edhe kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba i cili qëndronte në ambientet e jashtme të gjykatës.

2 Korrik 2022, 15:39 Nga k.m.
Dalin në gjykatë numëruesit e Prrenjasit, kryetari i
Nuri Belba

ELBASAN- 6 të arrestuarit të cilët akuzohen nga prokuroria për falsifikim të rezultateve zgjedhore të 25 prillit 2021 i kanë shpëtuar burgut, pasi gjykata e Elbasanit ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë detyrim paarqitje.

Të arrestuarit për falsifikim të rezultatit në Prrenjas, mbërritën në Gjykatë, paraditen e së shtunës nën shoqërimin e Policisë, e po ashtu, jashtë qëndronte edhe kryetari i Bashkisë së Prrenjasit Nuri Belba i cili qëndronte në ambientet e jashtme të gjykatës. 

6 të arrestuarit përfunduan në pranga 3 ditë më parë për ndryshime të rezultatit, ku votat për një kandidat i kanë kaluar një kandidati tjetër brenda partisë, duke i hequr vota kandidatit Ardjan Zeneli për t’ja kaluar ato Lefter Gështenjës. Përkatësisht Zenelit i janë hequr 31 vota në qendrën e votimit nr. 2780 dhe 38 vota në qendrën e votimit nr. 2796, pra 69 vota gjithsej. Falsifikimi i rezultatit është vënë re nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2022, 13:57 k.m

Vihen në pranga 5 persona në Tiranë

  Foto ilustruese   TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektiv&e...