Aktualitet

Detaje nga plagosja në Mirditë, autorët ishin me motorr kur qëlluan drejt Prengës, brenda ishin dy policë

Sipas të dhënave të policisë, autorët e ngjarjes kanë qenë duke lëvizur me motorr dhe sapo i janë afruar Prengës, i cili ndodhej në ambjentet ee jashtme të një lokali në rrugën e Kombit, kanë nisur të qëllojnë drejt tij.     

2 Korrik 2022, 09:19 Nga d.a.
 
Detaje nga plagosja në Mirditë, autorët ishin me motorr kur
Policia

MIRDITË- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e djeshme në Fan të Mirditës nga 25-vjeçari Florjan Gjoka.

Sipas të dhënave të policisë, autorët e ngjarjes kanë qenë duke lëvizur me motorr dhe sapo i janë afruar Prengës, i cili ndodhej në ambjentet ee jashtme të një lokali në rrugën e Kombit, kanë nisur të qëllojnë drejt tij.        

Në momentin e ngjarjes, në lokal kanë qenë dy oficerë policie, të cilët kanë dalë nga lokali dhe kanë nxjerrë armët duke trembur autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi.

I plagosur Martin Prenga dhe dy autorët, ishin banorë në të njëjtin fshat dhe kishin patur konflikte mes tyre edhe më herë.

martin prenga florjan gjoka

Sondazh

Poll