Aktualitet

Jahti 'Dartista 07' pësoi defekt në motor pranë Divjakës. Ndërhyn kapiteni i 'Spirit of Chenai'

Sipas njoftimit të drejtorisv së përgjithshme detare, mbrëmjen e djeshme është marrë një sinjal nga jahti Dartista 07, i cili ndodhej rreth 20 milje nga Divjaka, duke kërkuar ndihmë pasi nuk i punonte motorri.

2 Korrik 2022, 07:31 Nga d.a.
Jahti 'Dartista 07' pësoi defekt në motor pranë
Foto Ilustruese

DURRËS- Një jaht luksoz është shpëtuar mbrëmë, pasi rrezikonte mbytjen pas një avarie të pësuar, nga kapiteneria e portit të Durrësit. Sipas njoftimit të drejtorisë së përgjithshme detare, mbrëmjen e djeshme është marrë një sinjal nga jahti Dartista 07, i cili ndodhej rreth 20 milje nga Divjaka, duke kërkuar ndihmë pasi nuk i punonte motorri. Ndaj dhe Kapiteneria e Portit Durrës ka organizuar operacionin e shpëtimit dhe njoftoi anijet që ndodheshin afër jahtit që t'i jepnin ndihmën e shpejtë.

Duke iu referuar Kodit Detar, Neni 91 Pika 2 që thotë se: Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje, e kështu nisi edhe operacioni i shpëtimit. Për pak minuta ndërhyri kapiteni i anijes së mallrave 'Spirit of Chenai' që po vinte për Durrës, e cila i shkon në ndihmë jahtit dhe e lidh për ta rimorkuar drejt portit Durrës.

I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e jahtit.

I gjithë operacioni u realizua në kohë rekord duke shpëtuar jahtin dhe personelin e tij. Një falenderim Kapitenerisë Portit ëdhe anijes konteniere “Spirit of Chenal” për këtë operacion shpëtimi”,- thotë Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Njoftim i Drejtorise Pergjithshme Detare:

Ne orën 20.20 Kapiteneria e Portit Durres merr nje thirrje nga jahti Dartista 07 qe ndodhet rreth 20 milje larg Divjakes travers se kerkon ndihme pasi nuk I punon motorri.Menjehere Kapiteneria e Portit Durres Referuar Kodi Detar. Neni 91 Pika 2 qe thote se : Kapiteni i portit mund të nxjerrë një urdhër për një ose më shumë mjete lundruese për të dhënë shërbime shpëtimi për mjetet lundruese ose për personat në rrezik mbytjeje

Kapiteneria organizon operacionin e shpetimi dhe njofton anijet qe ndodhen me afer jahtit per ti dhene ndihmen e shpjete. Per pak minuta arrihet kontakti me Kapitenin e Spirit of Chenai” qe po vinte per Durres e cila i shkon ne ndihme jahtit dhe e lidh jahtin Dartista 07 dhe po e rimorkion drejt portit Durres. Nje falenderim per Kapitenerine e Portit Durres dhe kapitenin e anijes Spirit of Chena kroatin Miletic Srdan. I gjithe operacioni u relaizua ne kohe rekord duke shpetuar jahtin dhe personelin e jahtit. Nje falenderim Kapitenerise Portit Durres dhe anijes konteniere Spirit of Chenal per kete operacin shpetimi.

porti i durresit jahti luksoz

Sondazh

Poll