Aktualitet

Zbulohet parcela me 300 bimë kanabis në Peqin, 3 të arrestuar, procedohet kryeplaku

Sipas njoftimit të policisë, gjatë finalizimit të operacionit "Brothers" janë arrestuar në flagrancë 3 autorët, dy prej të cilëve ishin vëllezër.

2 Korrik 2022, 07:45 Nga d.a.
Zbulohet parcela me 300 bimë kanabis në Peqin, 3 të arrestuar,
Foto ilustruese

PEQIN-Gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë mbrëmjes policia e Peqinit ka zbuluar një parcelë të mbjellë me 300 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në fshatin Garunjë.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë finalizimit të operacionit "Brothers" janë arrestuar në flagrancë 3 autorët, dy prej të cilëve ishin vëllezër.

Të arrestuarit janë Njazi, Gentjan dhe Myslim Sina, të tre banues në Garunjë si dhe janë sekuestruar  2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 thikë, 1 automjet, dhe 3 aparate celuare.

Njoftimi i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”.

Gjenden dhe asgjësohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar të kultivimit, 2 prej tyre vëllezër me njëri-tjetrin.

Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit në banesën e 2 vëllezërve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 thikë, 1 automjet, dhe 3 aparate celuare.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Brothers”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Nj. S., 36 vjeç dhe G. S., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Sauk, Tiranë;

M. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi H. M., me detyrë kryetar i fshatit Garunjë e Madhe, Peqin.

Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve G. S. dhe Nj. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e peqinit parcela me kanabis

Sondazh

Poll