Aktualitet

Plagosja e Martin Prengës me 5 plumba në Mirditë, arrestohet autori dhe ndalohet bashkëpunëtori

Sipas informacioneve paraprake në orët e para të mëngjesit është vënë 25-vjeçari Florjan Gjoka si dhe është ndaluar një person tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor.

2 Korrik 2022, 08:06 Nga d.a.

Plagosja e Martin Prengës me 5 plumba në Mirditë, arrestohet

MIRDITË- Policia e Mirditë ka arritur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorët e plagosjes së Martin Prengës, 51-vjeçarit që u qëllua mbrëmjen e djeshme në Fan.

Sipas informacioneve paraprake në orët e para të mëngjesit është vënë 25-vjeçari Florjan Gjoka si dhe është ndaluar një person tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor.

Martin Prenga, 51 vjeç, u plagos mbrëmjen e djeshme në Fan të Mirditës ku pas një konflikti të çastit Gjoka e ka qëlluar 5 herë me armë zjarri duke e lënë të plagosur rëndë.

Pasi u dërgua fillimisht në spitalin e Mirditës, Prenga u çua në spitalin e Traumës në Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.

 

plagoset martin prenga

Sondazh

Poll