Politike

Veliaj ‘shpërblen’ Toni Gogun që e celebroi, kush është pastori që u bë kryetar këshilli, postet e rëndësishme (FOT

31 Korrik 2019, 05:37 Nga DOSJA
Veliaj ‘shpërblen’ Toni Gogun që e celebroi, kush

Tiranë: Toni Gogu, pastori i cili celebroi kreun e Bashkisë Tiranë, Erion Veliajn bashkë me gruan e tij Ajola Xoxën, së fundmi ka marrë një post të ri.  Gogu është vendosur kryetari i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Kush është Toni Gogu?

Ishte i pari pastor i cili u vendos me 33 zëvendësministrave që kryeministri Rama emëroi në muajin tetor të 2017. Gogu mori postin si  zëvendësministër i Drejtësisë, pranë ministres Etilda Gjonajt. Por edhe më parë ai ka pasur poste të rëndësishme. Prej gati 7 vitesh ka punuar drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë , kur kjo bankë drejtohet nga guvernatori, Ardian Fullani. Pas largimit nga kjo detyrë ai u emëruar drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave. Tashmë mban postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Duhet të themi se mbështetje në qeveri ka pasur Erion Veliajn.

Rruga drejt fesë

Ai vendosi të futej në fe në moshën 19-vjeçar. Në vitin 1991 kur sapo shqiptarët i ishin rikthyer praktikimit të fesë dhe besimeve të tyre pas ndalimi nga diktatura, ai vendosi që të studionte dhe të shërbente në Kishë.

“Isha në një udhëtim, babai im ishte ortodoks por në realitet prindërit e mi thanë se nuk kishte Perëndi. Kështu që unë isha ateist – por unë kurrë nuk kisha vënë në dyshim ateizmin tim”, ka thënë Gogu. Që nga ai moment mori vendimin e rëndësishëm, për të studiuar fenë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj pastori që celebroi veliajn toni gogu erion veliaj pastori që celebroi veliajn toni gogu

Sondazh

Poll