Politike

Vendimi i DASH për Dakon, Xhelal Mziu bën paralajmërimin e fortë: Të njëjtin fat e pret dhe Ramën

30 Korrik 2019, 19:37 Nga DOSJA
Vendimi i DASH për Dakon, Xhelal Mziu bën paralajmërimin e

TIRANË- Kryetari demokrat i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i  ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora foli ndër të tjera për shpalljen “non grata” të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Mziu tha se edhe kryeministri Edi Rama do të ketë të njëjtin fat si Dako, por nuk do ta ketë për familjen, por për Rilindjen.

Mziu: Në takimin që ne kemi pasur me Bashën jo vetëm si kryetarë Bashkish, por edhe si strukturë e kryetarëve të partive ne kemi kërkuar që pse të kërkojmë zgjedhje pa Edi Ramën? Unë jam i sigurte që Edi Rama ka rënë dhe jo shumë larg do të ketë fatin e ish-klolegut tim Gjushit, për të mos pasur vizë amerikane.

 Ta komentojmë pak vendimin e DASH për të mos i lejuar zotin Dako për heqjen e vizës, shkak është korrupsioni, kaq kemi mundur të mësojmë deri tani.

Mziu: Mua në asnjë lloj rrethane nuk me vjen mirë që të flas për një kolegun tim, aq më tepër që e kam pasur për 12 vite koleg. Por duke parë realitetin DASH nuk gabon. Përgjimet, apo se çfarë ndodhi në Dibër dhe Durrës tregojnë se sa aktor i rëndësishëm ishte Dako me grupet kriminale, në tjetërsimin e votës. Është lexuar më së miri. Ky është një sinjal i mirë për opozitën e sotme që unë jam i sigurte është mazhornacë, por edhe për kryeministrin. Unë nuk e di se si do ta deshifrojë këtë. DASH nuk gabon, dhe unë jam i sigurte që të njëjtin fat do ta ketë edhe Edi Rama, por nuk do ta ketë për familjen, por do ta ketë për Rilindjen, persona të kupolës. PS ka njerëz mjaftë të ndershëm dhe në komunikimin që bëj me kolegë, ish-kolegë, edhe ata nuk e pranojnë një situatë të tillë. Nuk pranojnë një qeveri, një parlament, një pushtet vendor të një partie.

(Marrë nga RTV Ora)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama vangjush dako non grata ne shba vangjush dakon xhelal mziu edi rama vangjush dako non grata ne shba vangjush dakon xhelal mziu

Sondazh

Poll