Politike

LISTA-TË PËRZGJEDHURIT/ Kush i drejton degët e PS, Veliaj rikonfirmohet në krye të Tiranës

Janë dy persona që do të drejtojnë degën për katër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

1 Korrik 2022, 18:52 Nga F.M
LISTA-TË PËRZGJEDHURIT/ Kush i drejton degët e PS, Veliaj
Blendi Klosi

TIRANË- Partia Socialiste ka zgjedhur kryetarët e 58 degëve në të gjithë Shqipërinë, pasi në tre të tjera, në Bashkinë Has, Roskovec dhe Himarë procesi për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet. Blendi Klosi, Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste tha se në tre bashki nuk janë gjetur kandidatura të përshtatshme. Në Tiranë është rikonfirmuar Erion Veliaj, i cili do të drejtojë kryeqytetin për katër vitet e ardhshme, ndërsa në shumë degë ka bashkë-kryesi. Janë dy persona që do të drejtojnë degën për katër vite në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

LISTA ME TË PËRZGJEDHURIT:

Shkodër: Ilmi Lakti dhe Miral Petani

Malësi e Madhe: Lulzim Zaraj

Vau i Dejës: Kristjan Shkreli

Pukë: Anjeza Doda dhe Pajtim Zeqiri

Fushë Arrëz: Ervin Doda

Kukës: Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari

Has: Do të ripërsëritet procesi

Tropojë: Egzon Bashkurtaj

Dibër: Alma Selami dhe Danjel Gjura

Bulqizë: Albion Gjini dhe Festime Mjeshtri

Klos: Armando Gjini

Mat: Hasan Pasha dhe Lindita Barci

Durrës: Luan Zaza

Krujë: Redon Roshi

Shijak: Fatmir Koci

Tiranë: Erion Veliaj

Kamëz: Rebeka Sulejmani

Vorë: Endrisa Haxhiu

Kavajë: Marinela Aliaj dhe Shpend Barameta

Rrogozhinë: Lufti Kashari

Elbasan: Ardit Demiri dhe Ermira Urupi

Belsh: Mariglen Bali

Cerrik: Tomor Zaimaj

Peqin: Bukurosh Maci

Gramsh: Enis Zani

Librazhd: Fatbardha Qatja

Prrenjas: Haxhi Collaku

Berat: Valbona Zylyftari

Dimal: Adelina Vangjeli dhe Albana Kora

Kuçovë: Gentjan Qafoku dhe Renata Baçi

Polican: Erjon Zylyftari dhe Sara Satka

Skrapar: Edmond Omeri dhe Xhanina Kushova

Pogradec: Erion Thëngjilli

Maliq: Orlind Demollari dhe Rudina Brego

Korçë: Anxhela Tao dhe Petrika Tollfuçi

Devoll: Genti Lakollari dhe Zerina Sinani

Pustec: Katerina Ago, Sandri Nikolla

Kolonjë: Eraldo Xhelili

Gjirokastër: Gentjan Llogo dhe Mihare Lapa

Dropulli: Kristo Vorsane

Libohovë: Dhurata Demiri dhe Jani Memo

Përmet: Ervin Tuçi

Këlcyrë: Hodjan Selmani

Memaliaj: Edmonda Harizi

Tepelenë: Dino Selimi dhe Kleona Bahja

Vlorë: Admir Malaj

Selenicë: Nertil Bellaj

Himarë: Do ripërsëritet procesi

Delvinë: Izet Sinaj

Finiq: Thoma Kallojeri

Sarandë: Elron Gjoni

Konispol: Kristo Mallanezo

Lezhë: Florian Gjini

Kurbin: Bernard Pale

Mirditë: Marjana Prenga dhe Reunar Kolaj

Fier: Adela Hysenaj dhe Ramion Kurti

Lushnje: Merjeme Dervishi dhe Erges Krakulli

Divjakë: Agim Maka

Patos: Artjol Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj

Roskovec: Do ripërsëritet procesi

Mallakastër: Zamir Malasi

blendi klosi kryesia e ps 1 korrik 2022

Sondazh

Poll