Politike

Berisha nis aktivitet me shqiptarët nëpër botë: Në orën 20:00 u përgjigjem pyetjeve nga Brukseli, Berlini, Londra e SHBA

Berisha do tu përgjigjet pyetjeve të shqiptarëve në vende të ndryshme.

1 Korrik 2022, 15:49 Nga F.M
Berisha nis aktivitet me shqiptarët nëpër botë: Në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha do të zhvillojë një bashkëbisedim online me shqiptarët nëpër botë. Vetëm pak ditë para protestës së paralajmëruar të 7 korrikut, Berisha do tu përgjigjet pyetjeve të shqiptarëve në Bruksel, Berlin, Londër, New York dhe Teksas. Aktiviteti do të nisë në orën 20:00 me orën e Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq, nëse jetoni jashtë vendit, kam kënaqësinë t’ju ftoj në një bashkëbisedim online mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe sfidat e diasporës shqiptare. Jeni të ftuar të merrni pjesë me mesazhet dhe pyetjet tuaja kudo ndodheni, në Europë, ShBA apo Australi. Ju faleminderit!

Tiranë, Bruksel, Berlin-ora 20:00

Londër-ora 19:00

New Jork-ora 14:00

Teksas-ora 13:00

Berisha nis aktivitet me shqiptarët nëpër botë: Në
Postimi i Sali Berishës

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të nisë një kryengritje kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai ka zhvilluar tryeza ma avokatë e aktivistë së fundmi, të cilët i ka ftuar që të shkojnë në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll