Politike

Mblidhet kryesia e PS-së në selinë rozë, mbërrin Rama, ç’do diskutohet

1 Korrik 2022, 17:46 Nga F.M
Mblidhet kryesia e PS-së në selinë rozë, mbërrin Rama,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen në kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka nisur në orën 17:00 në selinë rozë, ku i pranishëm është edhe kryeministri Rama. Në këtë mbledhje fokusi do të jetë te zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në rrethe. Pritet të vendoset se cilët do të jenë kryetarët e degëve të PS në 61 bashki.

I pari që pritet të mbajë fjalën Blendi Klosi, i cili do të bëjë një raportim për procedurën e ndjekur deri më tani. Sot Rama bëri një rezyme të të gjithë turit të ndjekur nga socialistët për zgjedhjen e krerëve të degëve. 561 kandidatë kanë shprehur dëshirën për tu bërë kryetarë dege, mes tyre, 33.2% janë gra e vajza.

edi rama kryesia e ps 1 korrik 2022

Sondazh

Poll