Politike

Mbyllet mbledhja e kryesisë së PS, Gjiknuri: Jemi një parti që ka debat brenda saj

Në një deklaratë për shtyp, Gjiknuri tha se ata janë një parti ku kanë debat brenda tyre.

1 Korrik 2022, 18:50 Nga I.A,F.M
Mbyllet mbledhja e kryesisë së PS, Gjiknuri: Jemi një parti
Damian Gjiknuri

TIRANË- Sekretari i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka deklaruar se është i kënaqur nga procesi që u ndoq për përzgjedhjen e kryetarëve të degëve të PS-së. Në një deklaratë për shtyp, Gjiknuri tha se ata janë një parti ku kanë debat brenda tyre.

"Unë personalisht jam shumë i kënaqur nga ky proces, për herë të parë ne kishim mundësi të dëgjonim kandidatë që nuk vinin nga përzgjedhja e vetë strukturës, por aplikonin dhe flisnin për ambiciet e tyre. Jemi një parti ku debati zhvillohet brenda dhe kthen veten në platformën më të madhe të ideve," tha Gjiknuri.

 

damian gjiknuri kryesia e ps 1 korrik 2022

Sondazh

Poll