Politike

Qeveria dha me konçesion sekret “Pallatin e Brigadave”, Balliu: Rama po kënaq egon e tij dhe rrethin e ngushtë të përfituesve

Deputeti shtoi se qeveria nuk ndalet në babëzinë e saj për të përfituar nga çdo aset kombëtar.

1 Korrik 2022, 14:29 Nga DOSJA
Qeveria dha me konçesion sekret “Pallatin e Brigadave”,
Kleivs Balliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka reaguar për dhënien me koncension sekret të Pallatit të Brigadave. Në një deklaratë për mediat, Balliu shprehet se kryeministri Edi Rama po imiton modelin e dhënies së Parkut të Butrintit me një tjetër ndërtesë. Deputeti shtoi se qeveria nuk ndalet në babëzinë e saj për të përfituar nga çdo aset kombëtar. Sipas Balliu, kjo gjë po bëhet për të kënaqur egon e vetë kryeministrit Rama dhe të rrethit të tij të ngushtë që përfitojnë. 

Deklarata për mediat: 
 
Kompleksi që u ndërtua si rezidencë mbretërore, u shndërrua në Pallat të Brigadave, dhe në fund rezidencë qeveritare, tani do të bëhet “Belvederja e oligarkëve”. Qeveria ka vendosur, në mënyrë aspak transparente, madje sekrete, që të kalojë në menaxhim privat, për 20 vjet, një pasuri publike. Duke imituar, si modelin e koncesionit të Butrintit, ashtu edhe shkeljen dhe paligjshmërinë e tij, qeveria nuk ndalet në marrëzinë për të urryer çdo gjë publike, dhe në babëzinë për të fituar personalisht nga çdo asset i përbashkët kombëtar. Partia Demokratike thekson fort, se nuk ka në botë një model të tillë të leasing-ut të pasurive publike, dhe kjo është një shpikje e Ramës, e cila kënaq egon pseudo-artistike të tij dhe rrethin e ngushtë të përfituesve. Ku ka heshtje ka edhe një hile, dhe asgjë tjetër veç hiles nuk e shpjegon mbajtjen sekret, mos konsultimin, as me ekspertët, dhe as me publikun. Për asete kombëtare duhet konsultim kombëtar. Kryeministri shpall konsulta të rrejshme për de çiftimin e Shqipërisë nga Maqedonia e veriut, vendim në të cilin shqiptarët kanë zero tagër. Kur vjen puna te pasuritë, që janë të tyret, dhe për të cilat u takon mendimi dhe vendimi, ai i shpërndan sipas oreksit dhe në fshehtësi. Partia Demokratike i kërkon publikut të mos bjerë në kurthin e propagandës se “Pallati po hapet për njerëzit”. Pyetjet janë dhe mbeten: Pse pa konsultë? Pse me procedura të fshehta? Kush do jenë menaxhuesit? Dhe, a janë të përfshirë ‘të dyshuarit e zakonshëm’ në këtë projekt, që ngjan si asgjë më pak se afera korruptive e radhës.

Qeveria vendosi të menaxhojë Ansamblin Historik të Pallatit të Brigadave përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar). Plani i Menaxhimit të Integruar do të përbëhet nga një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, të cilët e njohin këtë monument, sipas qeverisë. Përmes vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, theksohet se ky menaxhim do të bëhet në partneritet me një periudhë prej 20 vitesh, ku pala e interesuar duhet të ketë financimin e duhur dhe përvojën për rijetëzimin e këtij Ansambli. Projekti i Pallatit të Brigadave është njësoj me atë të Parkut të Butrintit, i cili u dha për 10 vite me koncesion dhe janë të njëjtat procedura të ndjekura edhe në rastin e vendimit të fundit të qeverisë.

klevis balliu pallati i brigadave koncensioni i pallatit te brigadave

Sondazh

Poll