Politike

VD-Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng

Edi Rama the se baza do të jenë kursimet e shqiptarëve nga puna në të zezë.

1 Korrik 2022, 16:29 Nga k.m.

 

VD-Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar aministinë fiskale duke thënë se mirëpresin çdo vërejtje por thekson se baza do të jenë kursimet e shqiptarëve nga puna në të zezë.

"Amnistinë fiskale, e njëjta gjë. Kemi pyetur shqiptarët. Masivisht kanë thënë po. Kështu që herën tjetër ata që nuk kanë marrë pjesë në Këshillimin Kombëtar, të marrin pjesë. Të marrin pjesë të thonë opinionin e tyre, por nuk mundet dot “si Kofini pas të vjelit” kur thonë shqiptarët prapë, të dalin ca e të thonë, “jo po kjo do bëhet kështu do bëhet ashtu”. Nuk kemi pse humbim kohë e harxhojmë energji dhe hyjmë në këto spirale helmi keqdashësie dhe negativiteti. Çdo gjë që bën njeriu ka të mirat, ka dhe të metat. Ka pro ka edhe kundër. Çdo gjë. Tani ne nuk mundet të rrimë pa bërë asgjë që të mos marrim baltë dhe të mos marrim akuza. Çdo gjë ka baltë dhe akuza. Në rregull, kjo është mënyra që kanë zgjedhur, prandaj janë aty ku janë, le të vazhdojnë. Ne do vazhdojmë punën tonë. Nuk është se amnistia ty të jep mundësinë që çfarëdo të bësh në të ardhmen, paratë nuk të preken, jo. Por ama, nga ana tjetër ne nuk mundemi dot të pranojmë që të gjithë shqiptarët janë paragjykueshëm dhe të gjitha paratë që vijnë nga jashtë në Shqipëri janë të paragjykueshme meqë disa nga shqiptarët shkëlqejnë në botën e krimit. Këtë nuk e pranoj, sepse këtu bëhet fjalë në radhë të parë, për qindra e mijëra emigrantë që kanë para që nuk i legalizojnë dot sepse janë kursime nga puna në të zezë, jo nga puna e zezë, por nga puna në të zezë. Shikoni se çfarë heqin për të sjellë 10 mijë euro apo 10 mijë paund, se çfarë heqin me histori, me bankat, me pastrimin e parave, me prokuroritë dhe me korrupsion nga prokurorë që i mbajnë peng, iu marrin edhe ndonjë lek që tu lirojnë lekët e tyre. Këta janë baza e amnistisë dhe kjo është amnistia,"- tha Rama.

Qeveria shqiptare ka rihedhur për diskutim një projektligj që parashikon amnisti penale për personat që deklarojnë paratë e fituara përmes evazionit fiskal apo kontrabandës, ndërsa politikanët dhe zyrtarët e lartë përjashtohen vetëm në familjen e tyre të ngushtë, “të certifikatës familjare”. Gjiknuri i cilëson përfituesit potencialë si “çunat e Londrës që kanë ndërmarrë rreziqe”.

edi rama edi rama 1 korrik 2022 amnistia fiskale

Sondazh

Poll