Sport

Pankarta dhe koret kundër Interit në festën e titullit, e pësojnë 4 lojtarë të Milan

Katër lojtarë të Milanit, Theo Hernandez, Krunic, Maignan dhe Tonali janë dënuar me gjobë për shkeljen e nenit 4, paragrafi 1, të kodit të drejtësisë sportive për sjelljen me rastin e festës së titullit kampion.

1 Korrik 2022, 17:13 Nga DOSJA

Pankarta dhe koret kundër Interit në festën e titullit, e

ITALI- Katër lojtarë të Milanit, Theo Hernandez, Krunic, Maignan dhe Tonali janë dënuar me gjobë për shkeljen e nenit 4, paragrafi 1, të kodit të drejtësisë sportive për sjelljen me rastin e festës së titullit kampion. Kruniç mori një gjobë prej 5000 euro gjobë, ndërsa Theo Hernandez, Maignan dhe Tonali me 4000 euro gjobë. Milan u dënua gjithashtu për mungesë të përgjegjësisë me një gjobë prej 12,000 €.

Theo Hernandez u ndëshkua pasi “në bordin e një autobusi të hapur, ka intonuar vazhdimisht drejt tifozëve brohoritës, gjithashtu me ndihmën e një mikrofoni për të përforcuar zërin e tij, një kor fyes, vulgar dhe të pahijshëm kunddrejt klubit F.C. Internazionale dhe tifozëve të tij” dhe për shfaqjen e një pankarte me përmbajtje pangatërrueshmërisht aluduese dhe për rrjedhojë mosrespektuese dhe ofenduese ndaj klubit zikaltër.

Krunic dhe Maignan u sanksionuan gjithashtu për arsye të ngjashme, ndërsa Tonali u fajësua se ai “kishte veshur një fanellë me një frazë jashtëzakonisht fyese, vulgare dhe të pahijshme” gjithmonë kundër Interit.

E.Ç (Dosja.al)

milan krunic tonali inter festa e titullit

Sondazh

Poll