Sport

Sampaoli tregon për lamtumirën e beftë: “Synimet e mia nuk ishin të njëjta me ato të drejtuesve”

“Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh gjëra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është të synoni përsosmërinë dhe të dëshironi më të mirën për Olimpiqye Marseille”

1 Korrik 2022, 16:11 Nga DOSJA
Sampaoli tregon për lamtumirën e beftë: “Synimet e mia nuk

FRANCA - Trajneri 62-vjeçar argjentinas, Jorge Sampaoli, nuk është më në krye të pankinës së Olympique Marseille, duke i befasuar të gjithë me dorëheqjen e tij. Në këtë mjedis, ai ia beson Instagramit arsyet e ndarjes së tij befasuese nga skuadra franceze:

“Sapo mbërrita në Marseille, u ndjeva si në shtëpinë time, sikur të kisha jetuar atje gjithë jetën. Olympique Marseille është një pasion. Sa herë hyja në ‘Velodrom’, zemra më rrihte shpejt. Sezoni i fundit ishte fantastik. Të qenit trajner i këtij klubi ka qenë një kënaqësi për mua. Isha shumë i lumtur.

Synimet e mia nuk janë të njëjta me ato të drejtuesve. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh gjëra të ndryshme. Gjëja e rëndësishme është të synoni përsosmërinë dhe të dëshironi më të mirën për Olimpiqye Marseille.

Do të doja të falënderoja Pablo Longoria dhe ekipin e tij që më besuan. Faleminderit lojtarëve që e bënë futbollin një sport kaq të madh. Faleminderit të gjithë punonjësve të klubit që dhanë 100% për ekipin. Faleminderit tifozëve, sepse pa ju asgjë nuk do të kishte kuptim. Deri herën tjetër,”- ka shkruar ish-trajneri Sampaoli.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll